Gjilani nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e re në Superligën e Kosovës në futboll, duke regjistruar 14 pikë pas 13 ndeshjeve, teksa ndodhet në pozitën e tetë në tabelë.
Pas këtyre rezultateve jo të kënaqshme, i pari i shtabit teknik Ardian Nuhiu, ka ofruar dorëheqje nga ky post, shkruan Arbersh.info.
Mirëpo ky vendim i tij nuk është miratuar nga klubi pasi ata vazhdojnë ta kenë besimin në të.
Kështu ka njoftuar klubi nga Gjilani përmes një komunikate të publikuar në rrjete sociale.
“Sport Club Gjilani komunikon mbështetjen e plotë për stafin teknik me në krye Ardian Nuhiun, pas kërkesës së tij të fundit për rishqyrtim pozicioni. Pas diskutimeve të hollësishme dhe analizimit të situatës, bordi ka vendosur që të ofrojë mbështetjen dhe besimin e plotë për kryetrajnerin Nuhiu dhe gjithë stafin teknik, duke konsideruar se kanë dhënë kontribut të paçmueshëm në ndërtimin e ekipit. Besojmë fuqishëm në kryetrajnerin Nuhiu dhe stafin teknik që kanë aftësinë dhe vendosmërinë e duhur për të vazhduar këtë rrugë dhe për të kapërcyer çdo sfidë që mund të hasim. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë proces dhe mbështetja jonë ndaj tij dhe stafit mbetet e plotë”, shkruhet në komunikatën e tyre.
Sfidën e radhës, Gjilani e luan ndaj Feronikelit ’74, pas përfundimit të ndeshjve të kombëtareve./Arbresh.info
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...