Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në një konferencë për gazetarët në Rotterdam të Holandës.
Drita të enjten e zhvillon edhe ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës përballë gjigantit holandez, Feyenoord.
“Tanimë jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit tonë. Ka mbaruar vetëm 90 minutëshi i parë. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të fortë.
Me futbollistë shumë të fortë dhe një trajner që ka ide të qarta. Një skuadër e cila jashtëzakonisht e bën mirë pozicionin lart. Por forca e tyre neve nuk duhet të na tremb. Përkundrazi duhet të na motivojë”, deklaroi Nuhiu.
“Lojtarët besojë se do të sakrifikojnë gjithçka për të bërë më të mirën. Do ta lënë zemrën në fushë për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje”, shtoi ai.
Ndeshja ndërmjet Feyenoordit dhe Dritës luhet të enjten me fillim nga ora 20:00.
Rezultati i ndeshjes së parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina ka qenë 0-0.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola