Atdhe Nuhiu ka thënë se është i zhgënjyer që nuk arritën ta fitonin ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë që e humbëm 2-1.
Sulmuesi i Dardanëve ka thënë se është i lumtur me besimin që i dha trajneri, por i pikëlluar me lëndimin e Vedat Muriqit dhe me humbjen e këtij takimi.
“Normal që jam i lumtur që më erdh rasti që ta tregoj vetën, por që jam i pikëlluar me rastin që e kishte Vedat Muriqi”, ka thënë Nuhiu.
“Me lëndimin e Muriqit nuk ndiheshim mirë, por trajneri më dha besimin mua. Ky gol nuk ka ndonjë rëndësi nëse nuk e fitoni lojën”.
“E kemi ditur se çfarë na pret. Luftuam deri n fund ndaj Çekisë, mirëpo ishte një lojë e vështirë dhe kishim një ngecje në lojën tonë”.
“Ndeshja ndaj Anglisë do të jetë e mirë për ne dhe dëshiron të luajë në atë takim. Është një gjë e mirë për historinë e Kosovës dhe natyrisht se shpresat tona tani janë të ulëta, por jam krenar me ekipin tonë”, ka shtuar më tej sulmuesi i Përfaqësueses tonë.
Kosova ka humbur shansin që të kualifikohet përmes kualifikimeve në Euro 2020, por kanë shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian nga Liga e Kombeve./telegraf/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...