Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në konferencë para ndeshjes kundër Legia Varashavës, e vlefshme për raundin e tretë të Evropa Ligë-s.
Drita është skuadra e parë në histori të Kosovës që arrin të kualifikohet deri në raundin e tretë, kurse synon të bëjë historinë, transmeton portali arbresh.info.
Nuhiu në konferencë bëri të ditur që nuk kanë frikë nga kundërshtarët, derisa e dinë se më kë janë duke u përballur.
“Jemi të vetëdijshëm me kë do luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do luajmë ndeshjen tonë dhe të shohim se a do jetë e mjaftueshme”, theksoi trajneri i kampionit të Kosovës.
Nesër Drita do përballet me gjigantin nga Polonia./arbresh.info.
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...