Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është i ndarë i kënaqur me barazimin ndaj FC Prishtinës.
Sot (e diele) Drita barazojë Prishtinën me rezultat të ngushtë 1 – 1, derisa shihen si favoriti kryesor për titullin e Superligës së Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Nuhiu është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj “Bardhëkaltërve”, ndërsa beson se nëse do kishin pak fat do e fitonin ndeshjen.
“Mendojë që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një takim shumë të mirë pas një rezultati negativ, ekipi reagojë mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim”.
“Prishtina pos golit, kishte vetë një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak përqendrim, kemi mundur të fitojmë”.
“I paralajmërova lojtarët që të kemi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, deklaroi ai për SuperSport.
Në ndeshjen e ardhshme Drita do përballet me rivalin lokal, Gjilani./arbresh.info.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...