Një ditë para ndeshjes së tretë kampionale, klubi i Dritës ka mbajtur konferencë për media, ku u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe kapiteni i klubit, Ardian Limani.
FC Drita do të përballet me KF Malisheva, ndërsa trajneri Nuhiu theksoi se tashmë me klubin janë rikthyer të gjithë futbollistët dhe janë gati për ndeshjen e nesërme.
“Kemi shfrytëzuar këto dy javë të pushimit, për t’i eliminuar gabimet në dy ndeshjet e para. Më gëzon fakti që futbollistët që kishin shqetësime të vogla i kanë kaluar ato, janë rikuperuar dhe me klubin janë rikthyer edhe futbollistët që ishin me kombëtaret e tyre. Kemi punuar mjaft mirë me gjithë grupin, nesër kemi një kundërshtar që është futur me entuziazëm në Superligë. Kemi parë kanë bërë dy ndeshje të mira, duke marrë rezultate pozitive dhe nesër kemi përballë një skuadër të motivuar. E kemi studiuar kundërshtarin, një skuadër mjaft agresive dhe shumë e diciplinuar, jemi përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të vetëdijshëm që duhet shumë punë për të marrë më të mirën”, theksoi Nuhiu.
Kurse, kapiteni i klubit Ardian Limani theksoi faktin se tashmë skuadra është komponuar dhe secili i di detyrat e tij.
“Edhe ne si lojtar jemi të gatshëm për këtë sfidë, e cila mendoj që do të jetë ndeshje e vështirë, pasi KF Malisheva këtë vit janë pjesë e Superligës dhe është një skuadër entuziaste që do të mundohet ta tregojnë veten edhe ndaj nesh. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në këtë dy javorë dhe futbollistët e rinj janë ambientuar shumë mirë, jemi komponuar, sepse të gjithë janë futbollistë të një niveli të lartë, kuptojnë kërkesat e trajnerit dhe janë mishëruar shumë mirë”, deklaroi Limani.
Trajneri, Nuhiu poashtu theksoi se nga ndeshja në ndeshje do të ketë ndryshime në varësi të kundërshtarit.
“Varësisht kundërshtarit do të bëjmë përzgjedhjen, nuk diskutohet se kemi futbollistë formacioni, varësisht çfarë kërkojmë të luajmë dhe secili mund të bëjë më të mirën në ndeshjen e caktuar”, theksoi Nuhiu.
Ndeshja KF Malisheva – FC Drita zhvillohet sot, e shtunë 11 shtator, ora 16:00, në stadiumin “Liman Gegaj” Malishevë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...