Aro Murici është startues edhe në ndeshjen e sotme (e martë) të Kosovës kundër Anglisë.
Portieri i Manchester City është në formë huazimi te Nottingham Forest FC në Championship dhe skuadra angleze ka shkruar disa fjalë për portierin kosovar para ndeshjes kundër “Tre Luanëve”, shkruan portali arbresh.info.
“Parteri i Nottingham Forest FC do mundohet për të mposhtur Anglinë këtë mbrëmje. Paç shumë fat, Aro”, shkruan klubi në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter.
Muric ka qenë startues në katër ndeshjet e para në Championship këtë sezon.
Talenti në portë ka qenë në formë të shkëlqyer në ndeshjen e fituar 2 me 1 kundër Republikës së Çekisë javën e kaluar në “Fadil Vokrri”./arbresh.info/
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër