Google ADS

Notat e lojtarëve: Udinese 1-0 Milan, Piatek me paraqitjen më të dobët

20:26 | 25 Gusht 2019
Arbresh Info

Udinese e ka filluar sezonin e ri me fitore, pasi e ka mposhtur Milanin me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Rodrigo Becao në minutën e 72-të, pas asistimit që pranoi nga Rodrigo de Paul.

Udinese ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë vlerësimin 6.90, ndërsa Milani mori notën 6.45

Udinese vs Milan (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte mbrojtësi i Udineses, Becaso që mori notën 8.5, që shënoi golin e fitores.

Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë takim ishte sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek, që mori vlerësimin, 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Udineses (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)/Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme