Liverpooli ka fituar ndeshjen në “Bet365 Stadium” ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit.
Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp siguroi tre pikë në ndeshjen e xhiros së 31 në Premierë Ligë falë të dy golave të shpejtë në pjesën e dytë të ndeshjes nga Firmino (72′) dhe Coutinho (70′), shkruan portali arbresh.info.
Lojtari me notën më të lartë të ndeshjes është mesfushori i “Redsave”, James Milner. 31-vjeçari është vlerësuar me notën 7.5.
Lexo më shumë: Shaqiri mposhtet në rikthim nga Liverpooli
Lojtari me notën më të dobët është homologu i tij, Alexander Arnold, i cili është vlerësuar me notën 5.9.
Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili ishte asistues i golit të vetëm nga nikoqirët, u vlerësua me notë mesatare 7.1 për paraqitjen që shënoi rikthimin pas më shumë se dy muajve jashtë fushe./arbresh.info
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?