Napoli ka përforcuar kreun e tabelës në Serie A me fitoren e sotme (e shtunë) kundër Hellas Veronas.
Gjiganti italian ka siguruar tri pikë të plota në San Paolo duke mposhtur me rezultat 2 me 0 skuadrën e Fabio Pecchias në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të, shkruan portali arbresh.info.
Kalidou Koulibaly, i cili realizoi golin e epërsisë për skuadrën e Maurizio Sarrit (65′), është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Mbrojtësi qendror është vlerësuar me notën 8.4.
https://twitter.com/sscnapoli/status/949670887002988546
Lorenzo Insigne është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë pas asistimit (8.3), ndërsa autor i golit të dytë Jose Callejon është vlerësuar me notën 7.5.
Mbrojtësi shqiptar i krahut të djathtë te Napoli, Elseid Hysaj është vlerësuar me notën 7.3.
Lojtari me notën më të dobët është anësori i Veronas, Daniele Verde (5.8)./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...