Kosova ka marrë vetëm një pikë nga takimi debutues në ndeshjet në kuadër të eliminatorëve për “Euro 2020”.
Përfaqësuesja jonë ka barazuar me rezultat 1 me 1 në takimin e sotëm (e hënë) në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të Grupit A shkruan portali arbresh.info.
Lojtari me notën më të lartë të ndeshjes është Anton Nedyalkov, i cili është vlerësuar me notën 7.5 për paraqitjen kundër kombëtares sonë.
Te skuadra nën drejtimin e Bernard Challandes me notën më të lartë është Arbër Zeneli, i cili shënoi supergol në këtë takim derisa po zhvillohej minuta e 61′ e ndeshjes. Zeneli është vlerësuar me notën 7.4.
Lartë janë vlerësuar edhe Milot Rashica (7.2), Fidan Aliti (7.2) dhe Bersant Celina (7.0).
Lojtari me notën më të dobët është Benjamin Kololli (6.2)./arbresh.info/
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit