Google ADS

Notat e lojtarëve: Chelsea 2:3 Burnley (FOTO)

18:08 | 12 Gusht 2017
Arbresh Info

Chelsea është mposhtur me rezultat 2 me 3 në ndeshjen e xhiros së parë në Premierë Ligë ndaj Burnleyt.

Kampioni anglez në fuqi është befasuar pasditen e së shtunës nga skuadra e trajnerit Sean Dyches duke u mposhtur në shtëpi në takimin e tyre të parë për këtë sezon, shkruan portali arbresh.info.

Lexo edhe: Fillim i tmerrshëm për kampionin e Premierë Ligës (VIDEO)

Sulmuesi qendror i Burnleyt, Sam Vokes është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. 27-vjeçari, i cili ishte autor i dy golave (24′)(43′), është vlerësuar me notën 9.0.

Alvaro Morata, i cili debutoi me gol në Premierë Ligë pas inkuadrimit në fushë në minutën e 59′ si një zëvendësues i Michy Batshuayit, është vlerësuar me notën 7.7.

Lojtarët me notën më të dobët janë Cahill dhe Fabregas, të dy të përjashtuar nga fusha./arbresh.info

Notat e lojtarëve Chelsea 23 Burnley
Notat e lojtarëve Chelsea 23 Burnley

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme