Notarët kosovarë përfunduan garat në 100 metra shpinë dhe 200 metra stil i lirë

15:02 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Notarët ishin të parët që garuan nga ekipi olimpik i Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, ku sot edhe zyrtarisht filluan garat.

Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu mbyllën garën e 200 metrave stil i lirë në vendet e fundit, 41 dhe 42.

Dreni pati kohën 2:07:58 sekonda, kurse Dioni 2:09:51 sekonda.

notat

Më pas, Dioni garoi edhe në 100 metra shpinë, bashkë me Ardit Hysejnin, ku edhe në këtë garë notarët tanë dolën të fundit. Dioni pati kohën 1:06.89 sekonda, kurse Arditi 1:09.21 sekonda.

Ata pranojnë se nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura, pasi kanë mundur të japin më shumë.

Pritshmëritë e trajnerit, Ardian Hamiti, por edhe të vetë sportistëve kanë qenë më të larta! Padyshim, paraqitja në gara të nivelit shumë të lartë, siç është Festivali Olimpik Evropian për të rinj, ka ndikuar dukshëm!

Deklaratat e sportistëve:

Dren Ukimeraj: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, pasi nuk ishte rezultati im më i mirë, nuk e di pse. Ndoshta stresi, por tani duhet të përqendrohemi më shumë në garën e ardhshme të 100 metrave stil i lirë.

Dion Kadriu: Për garën e parë më ka munguar përvoja psiqike. Nuk e kam arritur rezultatin më të mirë timin, por shpresoj se kjo do të ndikojë mirë për garat e ardhshme. Për ta arritur kulmin e këtij sporti duhet të ndryshojnë shumë gjëra, duke filluar nga kushtet, ku është e domosdoshme ta kemi një pishinë olimpike në Kosovë.

Ardit Hysejni: Mendoj se stresi e ka bërë të veten. Kemi mundur i gjithë ekipi me bërë më mirë dhe gjithashtu shpresoj se në garat e dyta do të arrijmë synimet tona.

Në orët e pasditës, varësisht edhe nga reshjet e shiut që kanë kapluar Gyorin, do të zhvillojnë duelet e para tenistët: Diell Mehmedi dhe Blearta Ukëhaxhaj.

Dielli përballet me irlandezin Connor Gannon, kurse Blearta me suedezen, Olivia Malm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme