Google ADS

Nota e Edon Zhegrovës, zhvilloi 90 minuta të plotë

22:31 | 15 Maj 2019
Arbresh.info

Edon Zhegrova ishte titullar sonte në fitoren e Baselit 3:2 ndaj Luzernit, shkruan Insporti.com.

Zhegrova zhvilloi plotë 90 minuta dhe ishte një ndër më të mirët për skuadrën e Baselit.

Reprezentuesi kosovar nuk arriti të shënonte apo asistonte, por kishte rol në golin e tretë të skuadrës zvicerane të cilën e shënoi sulmuesi Albian Ajeti.

Ai po ashtu u ndëshkua më kartonë të verdhë.

Ish talenti i Prishtinës u vlerësua me notën 6.8.

Kujtojmë se në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kosovës për grupmoshat U-21, Shkëlqim Demhasaj i cili shënoi dy gola. Demhasaj u vlerësua me notën 8.4.

Në këtë ndeshje titullar ishte edhe mesfushorti tjeter i Kosovës, Idriz Voca dhe u vleësua me notën 7.0.

Baseli me këtë fitore renditet në pozitën e dytë me 65 pikë, ndërsa Zurich në të katërtën me 44 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme