Paratë që erdhën nga transferimi në Premier League mund të bëjnë punë për të jetuar më mirë, por nuk të kënaqin sa një pjatë makarona apo një picë e mirë italiane.
Për këtë motiv, mesfushori francez Paul Pogba ka transferuar në Manchester kuzhinieren e tij personale. Për të është e rëndësishme që të ketë pranë një person që ia di shijet dhe t’i gatuajë çdo ditë ushqimiet e tij të preferuara e mes tyre është kuzhina italiane.
Duket se Pogba është i dashuruar sërish me Italinë, ndaj ka vendosur të marrë me vete në Manchester kuzhinieren e familjes, që të qëndrojë pranë tij dhe familjes. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, kuxhinierja ka qenë pranë futbollistit që në kohën kur ai luante me Juventusin dhe aktualisht po ambientohet me klimën britanike. Mësohet se ajo ka pak vështirësi me gjuhën dhe motin, por të paktën Pogba mund të shijojë pjatën e preferuar, makarona “alla bolonjeze”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...