10 xhiro kanë kaluar, ndërkaq Norwichi, skuadra ku luan edhe Milot Rashica gjendet në pozitën e fundit të tabelës në Premierligë.
Në 10 ndeshje, Norwichi nuk ka arritur ta shijojë fitoren, ndërsa ka regjistruar vetëm dy barazime, duke mbetur tetë pikë larg vendeve që sigurojnë mbijetesën.
Milot Rashica në ndeshjen e kësaj fundjave arriti të bënte një asist, të parin në këtë sezon, në humbjen 1:2 ndaj Leeds United.
Por, Norwich në 10 ndeshjet e luajtura ka vetëm tre gola të shënuar, shifër shumë e vogël krahasuar me numrin e ndeshjeve.
Përveç që ka dukshëm më së paku gola të shënuar në ligë, Norwichi e ka edhe mbrojtjen më të dobët në këtë sezon të Premierligës.
Portieri Krul e ka nxjerrë topin nga rrjeta plot 25 herë, që i bie një mesatare prej 2.5 gola të pranuar për ndeshje.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...