Barcelona ka tentuar me dy oferta të njëpasnjëshme transferimin e mbrojtësit Max Aarons.
Talenti anglez në vitin e tij të parë në Ligën Premier shkëlqeu duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Aarons që luan si mbrojtës i djathtë është duke u kërkuar nga Barcelona, por që klubi anglez ka refuzuar dy oferta të katalunasve.
Kështu së paku kanë njoftuar mediat angleze, duke thënë se oferta e fundit e Barçës, ishte prej 20 milionë euro plus bonuset.
20-vjeçari ka bërë lojë jashtëzakonisht të mirë edicionin e kaluar, sidomos në fazën mbrojtëse.
Reprezentuesi anglez është paraqitur në 40 sfida për Norwichin, ku ka edhe dy asistime.
Tani kataluansit pritet të rikthejnë interesimin për mbrojtësin amerikan të Ajaxit, Sergino Dest.
Në anën tjetër për Aarons vazhdojnë të interesohen skuadrat tjera si Borussia Dortmund, Bayern Munich e Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale