Me kualifikueset e Botërorit 2018 të arkivuara tashmë, si një aventurë në të cilat u përmbushën objektivat, Kombëtarja shqiptare e futbollit përgatitet për një kundërshtar muajin tjetër, që mund t’i japë pikë të vyera për renditjen e FIFA-s.
E pavarësisht se në korridoret e FSHF-së u përfol për një miqësore me Norvegjinë, më 14 nëntor, informacioni zyrtar nga Federata norvegjeze e Futbollit tregon krejt të kundërtën.
“Norges Fotballforbund” ka zyrtarizuar në datat 11 dhe 14 nëntor dy miqësore, respektivisht me Maqedoninë dhe Sllovakinë, transmeton TCH.
Kështu është lënë “në baltë” Shqipëria e drejtuar nga trajneri Christian Panucci, me italianin që kishte dhënë miratimin e tij për një miqësore me nordikët.
Trajneri italian do të ketë gjithsesi mundësinë të provojë elementë të rinj, që mund t’i shërbejnë për kualifikueset e ardhshme të Evropianit dhe Ligës së Kombeve, por tashmë me një kundërshtar të ri për t’u gjetur.
Pritet që në ditët në vijim të gjendet ndonjë kundërshtarë për ndeshjet miqësore të nëntorit.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...