Norvegjia shumë e fortë për kombëtaren shqiptare të femrave.
Përfaqësuesja norvegjeze fitoi thellë 0-7 në “Air Albania” në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Botërorit, duke marrë vendin e parë në grup me 13 pikë.
Vajzat, që drejtohen nga Armir Grima, e patën të pamundur të ndalnin furinë e kundërshtareve, që përfaqësojnë një nga ekipet më të forta në Europë.
Golin e parë Shqipëria e pësoi në minutën e 22-të, finalizim që mban firmën e Maanum.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Norvegjisë, por në fraksionin e dytë falë cilësive fizike dhe teknike, nordiket shënuan edhe gjashtë gola të tjerë me autore Reiten 60′, Thorisdottir 62′, Sævik 72′, sërish Maanum 77’ dhe në fund Hasund 81’ dhe Terland.
Më 30 nëntor, Shqipëria do të përballet me Kosovën në transfertë, në një përballje të drejtpërdrejtë për vendin e katërt në Grupin F.
Një rezultat i pabesueshëm u shënua në ndeshjen tjetër të këtij grupi, me Belgjikën që fitoi 19-0 ndaj Armenisë.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...