Nora Gjakova s’ka arritur të tregoj sukses në Qingdao të Kinës

08:30 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Xhudistja kosovare Nora Gjakova s’ka arritur ta mbyllë vitin kalendarik 2019 me sukses në garën e kategorisë deri në 57 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës.

World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU. Në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori.

Rrugëtimin në këtë turne, Nora Gjakova e nisi në rundin e parë, kur brenda 2 minutave e 3 sekondave u mposht nga koreania Jisu Kim dhe e mbylli këtu ëndrrën për t’i fituar Kosovës medalje.

Në anën tjetër, sot nga Kosova garoi edhe Distria Krasniqi, e cila filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz në rundin e dytë, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

Xhudistja kosovare e vazhdoi luftën për medaljen e artë duke e mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.

Tani, Distria Krasniqin e pret finalja, ku tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, mirëpo do të tentojë ta marrë atë të artë. Në këtë finale të madhe, kosovarja do të përballet me fituesen e ndeshjes mes sllovenes Marusa Stangar dhe xhudistes nga Moldavia Naransetseg Ganbaatar.

Në këtë garë, Kosova po përfaqësohet edhe nga Akil Gjakova, i cili do të garojë nesër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme