Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione 2019, Nora Gjakova, është në rrugë të mbarë të fitojë medaljen e bronztë në turneun Grand Prix, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Nora në kategorinë -57 kg, fitoi dy luftëra ndaj Leung të Kinës dhe Kionkina të Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në repesazh mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.
Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para.
Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020./arbresh.info.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/photos/a.490666694338708/3479157542156260/?type=3&theater
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...