Po vazhdojnë sukseset e xhudisteve tona në Kampionatin Evropian.
Nora Gjakova ka shënuar edhe fitoren e katërt në garat që po mbahen në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit.
Xhudistja jonë ka siguruar me këtë rast një biletë për në finalen e madhe teksa ka mposhtur Anastasiia Konkina në kategorinë 57 kilogramë.
Ajo arriti të mposhtë me ippon rivalen e saj ruse, e cila ishte mjaft rivale e fortë.
Pejania në finale do të takohet me xhudisten gjermane, Theresa Stoll, e cila në këtë fazë ka triumfuar kundër Sarah Leonie Cysique, shkruan Telegrafi.
Në anën tjetër edhe Distria Krasniqi është finale në kategorinë 52 kilogramë, ku për medaljen e artë do të ballafaqohet me rusen Natalia Kuziutina.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...