Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale

13:52 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Në Poloni po zhvillohet Kampionati Evropian i xhudos.

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka fituar me ippon në çerekfinale ndaj anglezes, Bekky Livesey, për të kaluar në gjysmëfinale.

Nora ka qenë e jashtëzakonshme në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke ndjekur kështu rrugën e Majlindës, që po ashtu është kualifikuar në gjysmëfinale.

Kujtojmë se më herët u eliminuan dy xhudistët kosovare, Distria Krasniqi dhe Fjolla Kelmendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme