Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Tibilisi, mund kampionen olimpike

17:04 | 29 Mars 2019
Arbresh Info

Nora Gjakova ka mposhtur medalisten e artë Olimpike Rio 2016, brazilianen Rafaela Silva, për të fituar medaljen e artë në Grand Prizin e Tbilisit të Gjeorgjisë.

Kampionia evropiane triumfoi në finale ndaj Silvas, pas tri vërejtjeve të marra nga kundërshtarja e saj në shënim të artë, kategoria deri në 57 kilogramë.

Deri tek medalja e artë, Nora erdhi pas katër luftërave të fituara.

Sportistja më e mirë e vitit 2018 në Kosovë fitoi 700 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Për Norën është kjo medalja e parë e fituar këtë vit.

Në Tbilisi po merr pjesë edhe Loriana Kuka në kategorinë – 78 kilogramë, që do të garojë të dielën.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Norës dhe gjithë komunitetit të xhudos, në krye me mjeshtrin Driton Kuka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme