Me mijëra shikues në palestrën e sportit në Tel Aviv në Izrael, panë një ballafaqim të fortë mes trimëreshës tonë, Nora Gjakovës (-57 kg) dhe gjermanes, Theresa Stoll.
Një finale interesante deri në pikën e fundit, por Gjakova sikurse bombë e holli në dysheme gjermanen 40 sekonda pa përfunduar takimi, Gjakova fiton me ippon dhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian.
Nora Gjakova është në finalen e madhe e cila në gjysmëfinale ka shokuar rusen Annastasiia Konkina, duke e para kohe. Nora rrah keq rusen dhe në finale ndeshet me gjermanen Theresa Stoll.
Nora Gjakova në gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Evropian. Telma Monteiro nga Portugalia pësoi humbje nga Nora e cila ishte brilante. Garuesja ruse, Anastassia Konkina, është rivale e Gjakovës.
Nora Gjakova në gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Evropian. Telma Monteiro nga Portugalia pësoi humbje nga Nora e cila ishte brilante.
Gjakova e mundi edhe britaniken Acelya Toprak dhe kualikohet në rrethin e tretë.
Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), e nisi me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian për seniore, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Ajo para kohe e mundi garuesen nga Azerbajxhanin, Ichinkhorloo Munkhtsedev. Gjakova u kualifikua në rrethin e dytë dhe synon të futet në zonën e medaljeve.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...