Google ADS

Nora Gjakova e bronztë në Grand Slamin e Bakut

16:15 | 4 Nëntor 2022
K.B

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova e mposhti garuesen nga Belgjika, Mina Libeer, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora në raundin e parë ishte e lirë, në raundin ajo mposhti me dy Wazaari për Ippon gjermanen, Seija Ballhaus.

Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari në ndeshjen kundër britanezes, Lele Nairne.

Pas asaj Nora u ndesh në repasazh, ku mposhti me tri denime për Ippon italianen, Veronica Toniolo.

Ajo vetëm disa javë më parë e fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin, që u mbajt në Abu Dabi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme