Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka shpërblehen nga MKRS

06:58 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë ceqet xhudisteve Nora Gjakova prej 20 mijë euro për fitoren e medaljes së artë në Kampionatin Evropian që është mbajtur në prill të këtij viti në Izrael dhe Distria Krasniqi prek 14 mijë euro për fitoren e medaljes së argjentë.

Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro si trajner i dy xhudisteve që janë kurorëzuar me medalje në këtë kampionat.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës. Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite do të diskutohet për ecurinë e procesit për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme