Google ADS

Nora Gjakova deklarohet me shumë emocione për medaljen e artë në Lojërat Olimpike

13:00 | 26 Korrik 2021
KRG

Nora Gjakova është deklaruar pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja nga Peja mposhti në finale francezen Sarah Leoine Cysique, për të realizuar ëndrrën e saj, por edhe për t’i sjell Kosovës të dytën në këto lojëra.

Në një prononcim për media, Nora ka thënë se i është lutur Zotit për këtë triumf dhe se nuk e besonte që e kishte fituar medaljen e artë, derisa ia konfirmoi trajneri i saj, Driton Kuka.

“Ende po më duket e pasbesueshmme, e kam shikuar Tonin (Driton Kukën) dhe e kam kuptuar se kam fituar medaljen olimpike”, ka thënë e arta jonë.

“Kam ardhur me fituar medaljen olimpike, por nuk e kam besuar se do të jetë kështu. Shpresoj që kjo nuk është fundi i karrierës time, mendoj të vazhdoj më tutje”.

“I falënderoj të gjithë, ekipit, sa kemi punuar ne për medalje olimpike, ata kanë punuar më shumë.

“Faleminderit Tonit, që na ka mundësuar të arrijmë këtu, faleminderit Majlindës që na ka shty me besu se mund të arrijmë medaljet”.

“Nuk jemi parë me Akilin në tunel, por që kam pas emocione të dyfishta,  herë për mua e herë për Akilin, por kjo që kemi arritur sot është e jashtëzakonshme”.

“Së pari e falënderoj Zotin që jam lutur me fitua këtë medalje, faleminderit Tonit që është munduar me ne, faleminderit familjes time që ka pas dy xhudistë në shtëpi”, ka përfunduar e Gjakova. /Telegrafi/

Të ngjashme