Majlinda Kelmendi nuk mundi dot të vazhdojë tutje pas humbjes së saj në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kurse Distria Krasniqi një ditë më herët, i ka siguruar një medalje të artë Olimpike Kosovës, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Ndryshe, nesër do të garojnë Akil dhe Nora Gjakova, të cilët janë vëlla dhe motër.
Akili do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, ku do në raundin e parë do të ballafaqohet me Ahmet Ayash nga Jemeni.
Ndeshja pritet të zhvillohet në ora 04:00 me kohën tonë lokale.
Kurse Nora Gjakova gjithashtu do të fillojë garimin nesër.
Ajo do të marrë pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Nora do të kalojë raundin e parë pa ndeshje, kurse në atë të dytën do të përballet me fituesen e ndeshjes mes xhudistes nga Autrisa, Sabrina Filzmoser dhe xhudistes holandeze, Sanne Verhagen.
Gara e Nora Gjakovës pritet të fillojë nga ora 05:00 me kohën tonë lokale./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...