Kapiteni i West Hamit, Mark Noble beson se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka duhet të marrë në konsideratë largimin nga Arsenali pas ndodhive të fundit.
Reprezentuesit zviceran iu dha shiriti i kapitenit nga Unai Emery në fillim të këtij sezoni, por ka luftuar për formën më të mirë dhe është nën vëzhgim të fortë nga tifozët e Arsenalit.
Rivali i tij nga West Hamit, Noble simpatizon homologun e tij për lojën dhe karakterin, por beson se mund të ishte koha që Xhaka të udhëzojë agjentin e tij për t’ia gjetur atij një klub të ri.
“Graniti ka marrë shumë fjalë dhe këshilla për reagimin e tij pasi u zëvendësua fundjavën e kaluar, por si një kapiten i një klubi tjetër të Londrës në Ligën Premier – unë kam pasur simpati për të”, ka thënë fillimisht Noble për Evening Standard.
“Unë e di se si është kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi sepse nëse jeni menaxher ose kapiten, tifozët kanë tendencë të bëjnë më shumë kritika ndaj jush”.
“Graniti është një nga ata lojtarë që jep zemrën në fushë dhe është e vështirë për të në këtë moment”.
“Të jem i sinqertë, zgjidhja më e mirë mund të jetë t’i thotë agjentit të tij: “Shiko, ata nuk më duan mua, kështu që ndoshta është më mirë nëse shkoj dhe luaj diku tjetër””.
“Do të ketë shumë ekipe që e duan sepse ai është një lojtar me cilësi dhe duket nga jashtë, që lojtarët e tij e duan atë, si profesionist dhe si person”.
“Nëse unë do të isha unë do të thosha: “Kam kaluar kohë të mirë këtu, por nuk është punuar kohëve të fundit dhe është koha për një sfidë të re”, përfundoi anglezi.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...