Christopher Nkunku ka shfaqur formën më të mirë në karrierë këtë sezon.
Sulmuesi francez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në RB Leipzig me gola e asistime të shumta.
Në 51 ndeshje zyrtare, Nkunku ka realizuar 35 gola derisa ka asistuar në 20 të tjerë.
Falë formës fantastike për francezin kanë shfaqur interesim skuadrat më të mëdha evropiane si Manchester United, Man City, Chelsea, Arsenal, Inter, Milan, Barcelona, Real Madrid, PSG e Bayern Munich.
Por ka qenë vet sulmuesi francez që më në fund ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen e tij.
24-vjeçari ka treguar se PSG është skuadra e tij e zemrës dhe nuk ia mbyll dyert vetës për një rikthim në Parc de Princes.
“Parisi është shtëpia ime, klubi im i preferuar. Unë nuk e mbyll asnjë derë. Gjithçka është e mundur në futboll”, tha Nkunku.
“Është ndjenjë e bukur që klubet më të mëdha në botë interesohen për mua. Por është gjithashtu e mrekullueshme të shohësh se Leipzig po bën gjithçka për të më mbajtur mua”, ka thënë Nkunku. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?