Adoleshenti nga akademia e Arsenalit, Eddie Nketiah ka shënuar katër gola mbrëmjen e së mërkurë në fitoren 6 me 0 të Anglisë U-19 ndaj Ishujve Faroe.
19-vjeçari ishte së bashku me Reiss Nelson dhe Joe Willock në skuadrën e Paul Simpsonit, të cilët janë duke vazhduar kualifikimin në Kampionatin Evropian, transmeton portali arbresh.info.
Nketiah dërgoi anglezët në epërsi në minutën e 23′, para se të shënonte sërish gol ende pa u mbyllur pjesa e parë.
Elliot Embletoni i Sunderlandit shënoi më pas, ndërsa Nketiah realizoi dy golat e tjera si dhe krijoi një asistim për Ben Breretonin e Nottinghamit.
Treshja e “Topçinjve” pritet të jenë në dispozicion për Anglinë U-19 edhe në ndeshjet e javës së ardhshme kundër Islandës dhe Bullgarisë./arbresh.info/
https://twitter.com/PoznanInMyPants/status/928433490798006272
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin