Prishtina nuk ka pasur fare fat sa i përket shortit në kuadër të Ligës së Evropës.
Shorti deshi që skuadra nga kryeqyteti kosovar të përballet me 13 herë kampionin e Suedisë, Norrkoping.
Stinorin e fundit, Norrkoping përfundoi në pozitën e tretë në elitën e futbollit suedez ku pas 30 ndeshjeve arriti 60 pikë, sa kishte edhe pozita e dytë dhe gjashtë pikë më pak se kampioni Malmo.
Skuadra suedeze është formuar në vitin e largët 1897 dhe këtë vit ka shënuar 120 vjetorin e klubit.
Norrkoping i zhvillon ndeshjet në ‘Nya Parken’, që ka një kapacitet prej 17,234 mijë ulëseve.
Përpos 13 titujve të fituara, Norrkoping ka fituar edhe gjashtë herë Kupën e Suedisë.
Suksesi më i madh i klubit suedez është se ka arritur të marrë pjesë edhe në grupe të Ligës së Evropës disa herë.
Vitin e kaluar, Norrkoping ishte pranë të kaloj një raund në Ligën e Kampionëve, mirëpo një gjëje të tillë nuk ia arritën pasi u eliminuan nga Rosenborgu i Norvegjisë.
Fanellat që ekipi suedez i luan ndeshjet si vendas i ka me ngjyrë bardh e kaltër, ndërsa si mysafirë ata kanë fanellën me ngjyrë të kuqe.
Në Norrkoping shumica e lojtarëve janë suedez, ndërsa ka një pjesë e vogël janë të huaj si maqedon, austriak, kroatë, finlandez dhe islandez.
Me plot kuptimin e fjalës mund të thuhet se Prishtina nuk kishte fare fat pasi përballja me Norrkopingun shihet si tejet e vështirë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...