UEFA ka lëshuar menjëherë një njoftim të shkurt në lidhje me ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë, të zhvilluar të premten mbrëma në Bukuresht.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë nuk ka përfunduar si çdo ndeshje, pasi futbollistët dardanët lëshuan fushën në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0-0, pasi dëgjuan thirrje raciste dhe ksenofobike si “Serbia, serbia” dhe “Kosova është serbi”.
Pas lëshimit të fushës, futbollistët dhe stafi i Kosovës refuzuar në rikthehen në fushë dhe gjyqtari danez, Morten Krogh, u rikthye me vetëm futbollistët rumunë për të dhënë vërshëllimën e fundit.
Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha, pasi një nga lojtarët e Kosovës u tentua të sulmohej pas konferencës për shtyp, nga një zyrtar rumun i cili kishte ID “all acces”.
Epilogu i ndeshjes ende nuk dihet, por UEFA është kujdesur që menjëherë pas ndeshjes të lëshoj një njoftim, ku tregon se ndeshja është ndërprerë dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në kohen e duhur.
“Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin pas ndeshjes. /Telegrafi/
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...