Edi Sherifovski është i riu që e përfaqëson Maqedoninë në sportin e xhudos për kate deri në 73 kilogramë.
Së fundmi, në tubimin e pikëve për garat për vitin 2017, ai ka tubuar 104 pikë që e bënë të ngjitet në vendin e katërt në listën e xhudistëve botërorë.
Gergely Nerpel (190 pikë), Jackson Butler (164 pikë), Botond Toth (126 pikë) dhe Edi Sherifovski (104 pikë) e udhëheqin listën e më të fortëve të botës në përleshje, stili xhudo deri në 73 kilogramë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Edi ka lindur në vitin 2001, ndërsa deri tani me krenari mban vendin e katërt në listën botërore.
Në garat e Antalisë, Sherifovski ka fituar ndaj dy xhudistëve nga Azerbaijxhani. Medaljen e bronztë në këtë garë e humbi nga xhudisti brazilian, Gulherme Shmid.
Kjo e bën Sherifovskin më të fortë në garat botërore duke na përfaqësuar denjësisht. /Telegrafi/
https://youtu.be/qF8xaS8CyUM
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin