Liverpool sot (e enjte) ka mposhtur Sheffield United me rezultat 2 – 0 në kuadër të javës së 21-të në Premierë Ligë.
Djemtë e Jurgen Klopp me këtë fitore thyen tjetër rekord, transmeton portali arbresh.info.
“Reds” nuk dinë për humbje në Premierë Ligë për një vit të plotë, pasi humbja e fundit ka qenë kundër Manchester Cityt me 3 janar 2019.
Ndërsa, kampioni i Evropës ka luajtur 37 ndeshje, 32 nga të cilat i ka fituar ndërsa pesë të tjera ka barazuar.
Rekordin e të pamposhturit në Premierë Ligë e mban Arsenal me 49 ndeshje, pas tij është Chelsea me 40 ndeshje pa humbje ndërsa Liverpool renditët në pozitën e tretë me 37 ndeshje.
Pos kësaj, Liverpool është klubi i vetëm në pesë ligat më të mëdha Evropiane që nuk pëson humbje në shtëpi.
“Reds” nuk kanë pësuar humbje në ‘Anfield’ në 51 ndeshje, derisa Juventus më herët ishte i pamposhtur në 29 ndeshje në Torino./arbresh.info.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?