Një vit nga vdekja e Diego Armando Maradonës

09:23 | 25 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Sot shënohet një vit që nga vdekja e Diego Armando Maradonës.

Ai vdiq nga nja sulm në zemër në nëntorin e vitit të kaluar në moshën 60-vjeçare, disa javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru.

Ish-ylli i Barcelonës, Napolit e Boca Juniors prej vitesh kishte luftuar nga varësia e kokainës dhe drogës, ndërsa vuante edhe nga çrregullime të mëlçisë dhe veshkave.

Vdekja e tij tronditi fansat e futbollit nga gjithë bota, derisa ka spekulime të shumta mbi vdekjen “e dyshimtë” të tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme