Portieri i Ajax, Andre Onana, është pezulluar për 12-muaj për shkak të dështimit në teste të dopingut, me ekipin që pretendon se numri 1 i tyre ka marrë aksidentalisht barna të përshkruara për gruan e tij, raporton Goal.
Ekipi nga Eredivisie zbuloi që Kamerunasi është ndëshkuar nga UEFA pasi që u gjet substanca e ndaluar (Furosemide) në urinën e tij, pas testit të kryer në nëntor 2020.
Suspendimi për shkak të dopingut është efektiv nga 5 shkurti dhe aplikohet për të gjitha aktivitetet e futbollit.
Një deklaratë në faqen e internetit të Ajax thotë: “Ne mëngjesin e 30 nëntorit, Onana nuk po ndjehej mirë. Ai dëshiroi të marrte një pilulë për të lehtësuar parehatinë. Megjithatë, pa e ditur, ai mori Lasimac, një bari i cili i është përshkruar më parë gruas së tij.
“Konfuzioni i Onanas rezultoi me marrjen e barit të gruas së tij, duke shkaktuar që UEFA të marrë këtë masë ndaj portierit.
“Për më tepër, trupi disiplinor i asociacionit të futbollit ka deklaruar që Onana nuk kishte ndonjë synim të mashtronte. Megjithatë, Asociacioni Evropian i Futbollit beson që në bazë të rregullës anti-doping, atleti ka për detyrë që në çdo kohë të sigurojë që asnjë substancë e ndaluar të mos hyjë në trupin e tij.”
Ekipi holandez, që për momentin janë 7 pikë larg vendit të dytë në Eredivisie, konfirmoi që do të apelojnë vendimin në Gjykatën e Arbitrimit për Sport./arbresh.info/
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...