Një tymosje ndërpreu stërvitjen e Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’, raportojnë mediat rumune

20:45 | 5 Shtator 2024
D.H

Kosova është nikoqire e kombëtares së Rumanisë për duelin e nesërm në kuadër të Nations League.

Para pak minutave rumunët dolën për stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet në “Fadil Vokrri”, mirëpo nuk shkoi mirë për ta, shkruan Arbresh.info.

Një tym në pjesën veriore të stadiumit ka penguar stërvitjet e ‘tre kolorëve”, shkruhet në mediumin rumun golazo.ro.

Skuadra është dërguar menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Problemet me rumunët nisën që në ndeshjen e parë të Kosovës, në kualifikimet për Kampionat Evropian kur disa tifozë nga ky shtet, këndonin kore raciste në Prishtinë në drejtim të vendit tonë.

Problemet vazhduan edhe në Rumani, kur ndeshja u ndërpre për rreth një orë apo më shumë për të njëjtat arsye madje u panë edhe banderola raciste./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme