Prej ditësh ka filluar kërkimi i stafit teknik të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve të këtij institucioni për të gjetur zëvendësin e De Biasit.
Situata ende nuk është e qartë nëse do të gjendet një trajner i përkohshëm apo afatgjatë edhe për Eliminatoret e ardhshme të Europianit të 2020-s. Për momentin janë sfumuar dy nga kandidaturat e përfolura. I pari Paolo Tramezzani, i cili firmosi pak ditë më parë me Sionin në Zvicër dhe i dyti, Alban Bushi, aktualisht trajner i Shpresave, por që ishte emri i parë që ka patur presidenti Duka, për zgjidhjen emergjente për këto ndeshje të mbetura.
“Do të ishte absurde të mendoja në këto momente për të drejtuar ekipin e parë A. Sapo kam filluar një eksperiencë me ekipin Shpresa dhe jam shumë i kënaqur dhe i përqendruar tek kjo punë”, shprehet Alban Bushi.
Për Bushin, si një nga bashkëpunëtorët e De Biasit, tregon se largimi i trajnerit italian në këtë fazë të Eliminatoreve të Botërorit ka hapur probleme me skuadrën.
“Teknikisht nuk është mirë që trajner u largua në këtë moment, megjithatë stafi teknik i Federatës shumë shpejt do ta gjejë zëvendësuesin. Aktualisht skuadra është e plotë dhe trajneri që do të vijë do ta ketë shumë më të thjeshtë punën me këtë grup”, thotë Bushi.
Ndërkohë, sa i përket ekipit Shpresa, kuqezinjtë U21 kanë filluar eliminatoret e Kampionatit Europian, ku kanë zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare me Estonin në “Elbasan Arena”, të cilën e barazuan 0-0.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...