Sulmuesi i Lille, Timothy Weah, djali i të madhit George Weah ka dhënë një intervistë ekskluzive për “SportWeek”:
“Jam një tip ambicioz dhe çdo sezon mundohem që të bëj diçka të madhe. Mendoj vetëm për fitore, dua të arrij gjithmonë i pari. Për më tepër, sezonin e kaluar kishim skuadrën e duhur për të bërë diçka të pabesueshme.
Objektivi im është që të bëhem një nga sulmuesit më të mëdhenj në botë, si Romelu Lukaku dhe Edinson Cavani. Dua të shënoj shumë, duke shfrytëzuar shpejtësinë time.
Idhujt? Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë të historisë, por frymëzohem nga Lionel Messi, Neymar, Cavani. Por idhulli im mbetet babai im, që ka patur një karrierë fantastike.
Kampionati italian është shumë i bukur, me shumë skuadra që luftojnë për titullin: Milan, Inter, Juve, Roma. Ndoshta nuk është në nivelin e Premier League, por Serie A ka qenë e para dikur, kur luante Milani i madh i babait tim. Futbolli është një cikël, por kampionati italian mbetet në nivele të larta.
Do të më pëlqente te luaja një ditë. Jam i lumtur te Lille, por gjithmonë kam dashur që të luaj një ditë në Serie A dhe veçanërisht në një klub si Milani, që mbart një pjesë të historisë së familjes”, ka thënë mes të tjerash Timothy Weah.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”