Largimi i Panuccit nga stoli i Kombëtares Shqiptare ishte prej kohësh “në ajër”, por duket se sfida e mbrëmshme me Turqinë, ka qenë edhe shansi i fundit për italianin.
Humbja detyroi presidentin e FSHF-së të ndërhyjë dhe t’i komunikojë shkarkimin, ndërsa vetëm për ndeshjen me Andorrën, që është pas 3 ditësh, në stol do të jenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.
Më pas Federata do të ketë kohën e duhur në dispozicion, për të gjetur njeriun që do t’i besohet Kombëtarja, për edicionin eliminator të Euro 2020-ës, i cili nuk nisi në mënyrën e duhur.
Emri i Edi Rejës është i pari në listën e kreut të FSHF-së, Armand Duka, ndërsa 73-vjeçari italian ishte dje në shkallët e “Loro Boriçit” për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Reja ka një karrierë mjaft të pasur si trajner, pasi ka drejtuar skuadra si Napoli, Atalanta e Lazio dhe duket se pikërisht Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare është sponsor i tij për stolin kuqezi./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...