Trajneri francez, Arsene Wenger, pas 22 viteve do të zbres nga “froni” i Arsenal në fund të sezonit dhe kureshtja se kush do ta marrë drejtimin e “Topçinjve” është e madhe.
Shumë emra janë duke u përmendur, derisa një pjesë e madhe e adhuruesve, e madje edhe ish-lojtarëve të klubit nga Londra Verior, mendojnë se duhet të jetë një ish-futbollist i Arsenal.
Ndër emrat e parë që u përmend në fillim ishin, Luis Enriques, Carlo Ancelotti, e madje edhe Mikel Arteta. Mirëpo, së fundmi si kandidatë serioz, po llogaritet edhe Patrick Vieira, dikur futbollist i Arsenal, që momentalisht angazhohet si trajner tek skuadra amerikane New York City, në ligën MLS.
Megjithatë, ish-mbrojtësi i “Topçinjve”, Sol Campbell, ka deklaruar se kandidati i ardhshëm për bankinën e Arsenal, duhet të jetë njëri nga futbollistët që dikur kanë luajtur për klubin londinez, ndërsa emrat të cilët ai ka thënë se duhet të konsiderohen seriozisht janë Patrick Vieira dhe holandezi Dennis Bergkamp, përcjelle Insporti.“Unë mendoj se trajneri duhet të jetë njëri që ka luajtur dhe ka emocion për klubin, e kush më mirë se Vieira dhe Bergkamp, do të mund të bënin këtë punë”, tha Campbell.Madje Campbell, mendon se Arsenal duhet të shikojë si opsion t’i sjell të dy në bankinë, francezin si trajner, kurse Bergkamp në rolin e asistenti, në të cilën pozitë ishte për disa vite në Ajax.
“Arteta me të kaluar tek Manchester City si asistent, ka fituar përvojë të mirë, por nuk e shoh në këtë pozitë tek Arsenal. Kurse, për sa i përket Carlo Ancelottit, mendoj se do të kishte qenë një opsion i mirë, mirëpo ai sipas gjitha gjasave ka vendosur të drejtojë Italinë”, deklaroi ish-qendërmbrojtësi Sol Campbell.Campbell sipas disa tifozëve në Londrën Veriore, llogaritet figurë kontroverse, pas vendimit të tij në vitin 2001, kur kaloi nga Tottenham tek Arsenal, pas 9 viteve të kaluara me “Spurs”.
Anglezi 43 vjeçar, tek Arsenal qëndroi nga viti 2001 deri më 2006, me të cilët arriti të shpallej dy herë kampion të Premier League dhe fitoi tri trofe të FA Cup. Ai ishte rikthyer përsëri tek “Topçinjtë” në vitin 2010, por qëndrimi i tij ishte shumë i shkurtër.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...