Dele Alli mund t’i ketë shkaktuar vetës sërish probleme pas një gjesti ofendues me dorën e tij ndaj mbrojtësit Ondrej Celustras gjatë fitores së Anglisë ndaj Republikës Çeke në Wembley.
Raheem Sterling finalizoi hat-trick, Harry Kane shënoi nga penaltia dhe Tomas Kalas realizoi autogol duke i siguruar nikoqirëve një fillim mjaftë të mirë në eliminatoret e Euro 2020, transmeton portali arbresh.info.
Incidenti ndodhi kur Alli erdhi pas gjyqtarit Artur Dias që akordi penalti në favor të Anglisë në fund të pjesës së parë.
Derisa Alli dhe Celustka po afroheshin te Dias në Wembley, ylli i Tottenhamit dukej se ngriti gishtin e mesëm drejt mbrojtësit – gjë për të cilën mund të dënohet rëndë.
Sipas raporteve nga mediat angleze, Alli ishte duke u përpjekur për t’i treguar gjyqtarit që të nxitohet dhe jo të bëjë ndonjë gjest ofendues.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Alli ka bërë një gjest të tillë me dorë në fushë te Anglia për shkak se është parë duke bërë diçka të ngjashme edhe në fitoren kundër Sllovakisë në vitin 2017./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...