Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë kërkuar falje pasi sportistët e Koresë së Jugut gabimisht u prezantuan si të Koresë së Veriut gjatë ceremonisë hapëse në Paris.
Teksa skuadra e tyre ishte e emocionuar dhe po valëviste flamurin në lumin Seine, prezantuesit francezë dhe anglezë i prezantuan ata si ‘Republika Popullore Demokratike e Koresë’ – emri zyrtar i Koresë së Veriut.
Dy Koretë janë ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me tensionet mes shteteve që janë përshkallëzuar më tej kohët e fundit.
Sidoqoftë, titrat që përshkuan pjesën e poshtme të transmetimit televiziv treguan emrin e saktë.
Ministria e sportit të Koresë së Jugut tha se po planifikonte të paraqiste një “ankesë të fortë ndaj Francës në nivel qeveritar” për këtë gafë të turpshme.
Në një deklaratë, ministria shprehu “keqardhjen për njoftimin ku delegacioni i Koresë së Jugut u prezantua si ekipi i Koresë së Veriut”.
Deklarata shtoi se zëvendësministri i dytë i sportit, Jang Mi-ran, një kampion olimpik në vitin 2008 në peshëngritje, kishte kërkuar një takim me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërkoi falje përmes llogarisë së saj zyrtare në X në gjuhën koreane X:
“Dëshirojmë të kërkojmë ndjesë të thellë për gabimin që ndodhi në prezantimin e delegacionit të Koresë së Jugut gjatë ceremonisë së hapjes.”
Koreja e Jugut, e njohur zyrtarisht si Republika e Koresë, ka 143 sportistë në ekipin e saj olimpik këtë vit, aty ku do të konkurrojnë në 21 sporte./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...