Google ADS

Një tjetër figurë e madhe e sportit botëror zbarkon në Kosovë

08:45 | 6 Tetor 2022
K.B

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis do të vizitojë Kosovën më 6-7 tetor.

Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë (nga ora 20:00), si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Sot do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga ora 14:30 në hotelin “Sheraton”.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës gjithashtu do të takohet me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama (7 tetor nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinës) dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku (7 tetor nga ora 11:00 në MKRS).

Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës në Kosovë, duke treguar mbështetjen e madhe për basketbollin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme