Një tifoz në gjendje të rëndë, ra nga ulëset e stadiumit gjatë ndeshjes Angli – Kroaci

18:07 | 13 Qershor 2021
KRG

Një tifoz i futbollit është lënduar keq pasi ra nga ulëset e stadiumit gjatë ndeshjes Angli – Kroaci, që u zhvillua në “Wembley”.
Dëshmitarët e kanë parë personin duke rënë nga ulëset gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, që nisi në ora 15:00.

“Ia pamë këmbët larg barrierës dhe pastaj ra në tokë dhe nuk lëvizi”.

“U deshtë që stafi ta merrte. Një tjetër djalë pranë nesh që pa të gjithë skenën, ishte duke qarë”, u deklarua një tifoz për Evening Standard.

Tjetër tifoz tha: “Nuk e pashë, por bisedova me disa në pjesën e parë. Ata kishin traumë. Ai ra nga ballkoni dhe ishte shqetësuese”.

Ndërkohë, edhe nga stadiumi Wembley konfirmuan se tifozi është në gjendje të rëndë.

“Mund të konfirmojë se një spektatorë ra nga ulëset pasi nisi ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë në Wembley Stadium”.

“Spektatori mori vëmendjen e stafit mjekësore dhe pastaj u dërgua në spital në gjendje të rëndë”.

“Do vazhdojmë të punojmë me UEFA-në për investim të plotë dhe të monitorojmë situatën”.

Ndërkohë, ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë përfundoi me rezultat 1 – 0 në të mirë të “Tre Luanëve”./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme