Valon Berisha e vlerëson si një “test shumë të madh” për të dhe bashkëlojtarët e tij ndeshjen e Kosovës në fillim të javës së ardhshme.
Mesfushori i Kosovës ka folur në konferencë për shtyp pasditen e sotme (e premte) dhe thekson se takimi kundër Malit të Zi të hënën e ardhshme duhet të shikohet “si një finale”, shkruan portali arbresh.info.
“Ndoshta është ndër lojët më të rëndësishme që kemi me lujt si kombëtare. Është një test shumë i madh, e dina që ka me qenë vështirë, Mali i Zi është një ekip shumë i fortë por ne jemi në shtëpi, kemi tifozët me veti, mbështetjen e kemi me veti edhe duhet me shku për fitore”, ka thënë fillimisht Berisha.
“Normal se i kshyrim edhe sot lojtë se si po zhvillohen, amo na nuk bënë me kshyr atë rezultat hiq, na duhet me mendu vetëm për fitore se është si një finale për neve. Në një mënyrë ne duhet të mendojmë këtë si një finale, me fitu këta vjen edhe një finale, por kjo është më e rëndësishmja.
Ylli Lazios pret gjithashtu një lojë fizike ndaj malazezëve.
“Ka me kanë një lojë shumë e vështirë, një lojë shumë fizike. Ata nuk kanë se çfarë të humbim dhe vijnë këtu për të marrë një rezultat të mirë për kombëtaren e tyre. Nëse mendojmë se është lehtë vetëm që jemi në shtëpi, kemi tifozët, kemi mbështetjen, motivimin ekstra – është një gabim shumë i madh”, përfundoi Berisha.
Ndeshja e së hënës ndaj Malit të Zi zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri dhe fillon në ora 20:45./arbresh.info/
U akuzua nga trajneri se nuk do të stërvitet me klubin, Uzun...
Përse Trump e do Grenlandën, kishte shprehur interesim për t...
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafir...
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ...
Nesër bëhet përurimi i çerdhes në fshatin Milloshevë të komu...