Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani mund të jenë njëra nga treshet më të mira në sulm në botën e futbollit, por një statistikë befasuese tregon se ata nuk pasojnë shumë me njëri-tjetrin.
Gazeta spanjolle L’Equipe ka shikuar në thellësi kombinimet mes treshes dhe kanë parë se Neymar dhe Mbappe bashkëpunojnë shumë mes vete, por rrallë me Cavanin, transmeton portali arbresh.info.
25 për qind të pasimeve të brazilianit përfundojnë te fituesi i Kampionatit Botëror, ndërsa Mbappe ia rikthen këtë favor duke dërguar 31 për qind të pasimeve të tij te lojtari më i shtrenjtë në botë.
Por, pjesa më interesante është kur bëhet fjalë për pasimet që bëhen te Cavani. 5 për qind e pasimeve të Mbappes janë për reprezentuesin uruguaian, ndërsa Neymar i dërgon vetëm 0.5 për qind të pasimeve.
Sidoqoftë, sa i përket Cavanit, 28 për qind të pasimeve të tij i shkojnë Neymarit, por çuditërisht asnjë për qind e pasimeve të tij nuk shkojnë te Mbappe./arbresh.info/
https://twitter.com/ibz31_/status/1049583983074451456
https://twitter.com/Oddschanger/status/1049596078469844992
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...