Një skulpturë e superyllit të Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salahs, e zbuluar në vendin e tij të lindjes është duke ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.
Punimi ishte vendosur të dielën në Forumin Rinor Botëror (WYF) i mbajtur në Sharm al-Sheikh, transmeton portali arbresh.info. Ajo shfaq sulmuesin me duar të shtrira, lëvizje për festim të golave me të cilin edhe është i njohur.
Por, njerëzit sugjerojnë që kjo duket më shumë se këngëtari Leo Sayer ose hajduti Marv nga filmi Home Alone.
Kjo skulpturë e Salahs i bashkohet listës së gjatë të skulpturave të tjera në botën e futbollit që kanë lënë tifozët duke kruar kokën e tyre rreth ngjashmërive.
Kjo ka ngjallur krahasime me bustin e Cristiano Ronaldos me të cilin ishin tallur të gjithë pas zbulimit të tij në aeroportin Madeira vitin e kaluar.
Emanuel Jorge da Silva Santos, i cili ishte skulptori i këtij busti, kishte folur për trishtimin e tij rreth kritikave online që kishte marrë për punën e tij.
Forumi Rinor, ku u zbulua statuja e Salahs, kishte mijëra të pranishëm, përfshirë presidentin e Egjiptit – Abdul Fattah al-Sisin, transmeton portali arbresh.info.
Eventi, i cili është mbajtur për të dytin vit radhazi, ishte krijuar nga të rinjtë në Egjipt për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe mirëqenies.
Skulptorja Mai Abdullah ka thënë për mediat egjiptiani që ajo ka krijuar statujën sepse Salah qëndron si një simbol i përsosmërisë për rininë egjiptiane duke e përshkruar artin e saj si “dalluar dhe të ekzekutueshëm”.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ajo iu adresua kritikave dhe tha se statuja nga bronzi ka dalur ndryshe nga myku origjinal.
“Shpresoj që njerëzit mësojnë të kritikojnë artin me edukatë dhe respekt”, kishte shtuar ajo.
Salah kishte shënuar 32 gola brenda vetëm 36 paraqitjeve në vitin e tij debutues në Liverpool sezonin e kaluar duke thyer rekorde të ndryshme dhe duke mbledhur lëvdata nga të gjithë./arbresh.info/
https://twitter.com/Colette_AFC/status/1059175885738250246
https://twitter.com/OverTheBarFB/status/1059334184764891141
https://twitter.com/utdsupreme/status/1059121882035830784
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...